8 C
New York
October 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Rama për Kurtin: Revolucionar që hap luftë imagjinare me Amerikën, plagët e Kosovës i përdor për politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur të flas në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit, ku nuk ka kaluar pa përmendur edhe kritikuesin e saj, liderin e VV’së, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Rama ka deklaruar se Albin Kurti është person revolucionar që hap luftë imagjinare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha po ashtu se Kurti po shfrytëzon plagët e Kosovës për funksione të luftës së vet politike që e bën.

“Të hapin luftëra imagjinare që shkojnë në absurdin që të hapet një luftë imagjinare me ShBA’në, me gjithë mungesën e modestisë kam kohë që e them këtë gjë por kush nuk më dëgjon mua të dëgjojë BE’në dhe ShBA’në. Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani e asnjë revolucionari, dhe asnjë figure qorrsokakun që shfrytëzon pikërisht ato plagë që duhet kuruar por për të përdorur ato plagë në funksion të luftës së vet politike”, ka thënë Rama.

Po ashtu, Rama tha se nuk e di se e kupton Albin Kurti por në procesin e MiniShengenit përfiton ai që e ka portin detar e jo Serbia siç ka deklaruar kreu i VV’së.

Ai shtoi se ndoshta Albin Kurti mund ta gjen se si fiton Serbia pa pasur portin e saj, sepse ai nuk e gjen dot.

“Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton se në aspektin ekonomik është si vet administrimi jugosllav, si mund të mos përfitojë ai që e ka portin dhe që kryen aq volum tregtar, dhe përfiton një aktor që e shfrytëzon portin, këtë me siguri e gjen Albini por këtë nuk e gjej unë dot”, ka thënë Rama.//gazetametro.net

 

Related posts

Rugova i kishte thënë Bill Clinton-it: Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët

dardanianews

Lajm “tronditës”, profesori tregon kush e vendosi emrin e Ibrahim Rugovës në “listën e vdekjes”

dardanianews

“E zbulova tradhtinë e gruas time pas 12 vitesh, dhe tani…”

dardanianews

Leave a Comment