17.8 C
New York
October 23, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Dalin detaje shokuese rreth vrasjes së Enver Malokut, Haziri tregon se kush u vra për të humbur gjurmët e krimit ndaj zyrtarit të LDK-së

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë disa detaje të padëgjuara më parë, rreth vrasjes së zyrtarit të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Maloku.

Haziri shkruan se vrasja e ish- punëtorit të sigurimit serb me iniciale I.K në vitin 1999, ishte bërë për të humbur gjurmë për vrasjen e Enver Malokut.

Sipas Hazirit, ishte ky person që dinte për vrasjen e gazetarit Maloku, se nga kush ishte urdhëruar, dhe se kush e kishte kryer ekzekutimin.

Ja shkrimi i tij i plotë:

VEÇ SA PËR KUJTESË !

Vrasja e ish- punëtorit të sigurimit serb I.K në vitin 1999, ishte bërë për të humbur gjurmë për vrasjen e Enver Malokut, pasi “ish-sigurimi” dinte për vrasjen e gazetarit Maloku se nga kush ishte urdhëruar dhe kush e kishte kryer ekzekutimin. Për vrasjen e këtij të fundit janë të implikuar edhe njerëz (shqiptar) që punonin për sigurimin serb.

Gazetari dhe anëtari i LDK-së Enver Maloku është vrarë më 11 janar 1999 në Prishtinë. Vrasja e tij ishte kryer para banesës së tij dhe para fëmijëve të tij, në lagjen “Kodra e Diellit”. Drejtuesit të Qendrës Informative të Kosovës, që u vra gjatë luftës , nuk i janë gjetur deri më tani atentatorët.

KOHA PËR DREJTËSI !

 

Related posts

Rama tensionohet dhe harron masat e Covidit, i ngjitet në fytyrë Rakipllarit. Frikësohet Shkullaku dhe vendos maskën urgjentisht (FOTO)

dardanianews

Publikohet videoja ku dëgjohet përkthyesja e Kuvendit duke lëshuar zëra të çuditshëm dhe dyshues

dardanianews

Shkrim per Heroin e kombit Rrustem Bruqin,shkruan Saim Tahiraj

dardanianews

Leave a Comment