11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Lajme

Analiza me përqindje: Sa vota shkojnë për Vjosa Osmanin, ku janë LDK e VV

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, matematikani dhe anëtari i Bordit të shoqatës “ATOM”, Bleron Baraliu, ka publikuar një analizë në profilin e tij në ‘facebook’, ku ka parashikuar se si do të dalin partitë politike me përqindje nëse Vjosa Osmani largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Baraliut, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht nuk është më shumë se 35 %, PDK’në e Veselit e ka vendosur të dytën më 21 %, derisa LDK’në të tretën me vetëm 14.1 %, shkruan Gazeta Express.

Në rast se Vjosa Osmani do të krijoj një parti politike, sipas Baraliut do të marrë 5.5 % , derisa ka parashikuar edhe lëvizjen e votuesve nëpër parti politike.

Analiza e plotë:

(shenim shtese: 8% eshte e paqarte, 12% minoritete, se po e shoh qe po diskutoni shume… me balancim: VV 35.4, PDK 24.3, LDK 16.0, AAK 7.2, Vjosa 6.2 – minoritetet 11)

LVV  – 32.3

PDK  – 21.6

LDK  – 14.1

AAK  – 6.4

LRDK – 5.5 (V. Osmani)

1 – me pak se 45% te votuesit te LDK eshte i rivendosur te votoj LDK; 25% kalojne tek VV, 17% tek Vjosa

2 – vetem 85% te votuesit te VV i qendron besnik votes per VV

3 – Albin Kurti ka renie prej 15% ne mbeshtetje per KM

4 – Kufiri i larte (per momentin) i VV eshte 35%

5 – Hoti ka mbeshtetje per KM pothuajse nga a tere vota e LDK (15%)

Natyrisht disponimi dhe rezultatet mund dhe do te pesojne ndryshime te medha pas zhvillimeve te dy muajve te ardhshem, por desha te ju sjelle nje dush me numra per momentin, duke pare qe shume sharllatane e mendimtare propagandues po ju deshifrojne parashikime donkishoteske

p.s. mbeshtetja per PDK mbetet mister, sepse modeli im parashikonte renie ne 16%.  Si duket fushata anti dhe pro UCK dhe simpatie dhe empatie ne lidhje me GjS e ka solidifikuar voten e PDK, e cila kufirin e eperm per momentin e ka 26.7!

 

 

 

Related posts

Votohet Qeveria, Avdullah Hoti kryeministër

dardanianews

Quint’i s’ka konsensus, Gjermania e Franca i nisin demarsh LDK’së që ta tërheq mocionin

dardanianews

Lloji i ri i COVID-19 më infektiv

dardanianews