7.6 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

“Na detyruan amerikanët”! Klosi rrëfen takimin me shërbimin sekret serb: U morëm vesh për njëherë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosi në intervistën ekskluzive dhënë për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku tregoi prapaskenat e një takimi me shërbimin informativ serb pas luftës, në 2002 në Bukuresht, të detyruar nga amerikanët.

“Me serbët jemi takuar shumë më vonë se lufta. Me serbët jemi takuar pas luftës, na detyruan amerikanët të takoheshim dhe takimi vajti mirë, në 2002, në Bukuresht.

Kishte mbaruar lufta, serbët po ristrukturonin shërbimin informativ, e kishin një farë kushti nga perëndimorët për të thënë se gjërat kanë ndryshuar kanë prioritete të tjera.

Atje patëm rastin. U morëm vesh për njëherë, njerëzit e harrojnë. Punonjësit e shërbimit janë punonjës shteti, detyrat i cakton kryeministri. Prioritetet i cakton politika. Doli se kishim të njëjtat detyra nga politika. Ne kishim kaluar në luftë kundër krimit dhe terrorizmit. Çështja e Kosovës ishte mbyllur. Ishte nën protektoratin e NATO-s. Folëm hapur fare” tha ai./ db/Abcnews.al

 

 

Related posts

A janë të përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në vrasjen e komandant Drinit?

dardanianews

Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak…

dardanianews

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

dardanianews