16.2 C
New York
November 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

VV 48 për qind, PDK e LDK mbi 20 për qind, bie AAK, dy parti nuk e kalojnë pragun

Një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit, disponimi i votuesve ka lëvizur ndjeshëm. Sondazhi më i ri është bërë nga njëra prej ambasadave perëndimore në Prishtinë, e njohur për redaksinë.

Rezultatet janë mësuar para pak ditësh, por nuk janë bërë publike. Megjithatë, Syri.net ka arritur t’i mësojë disa prej të dhënave që kanë dalë nga ky anketim i opinionit publik.

Në vendin e parë sipas sondazhit, renditet sërish Lëvizja Vetëvendosje, por kësaj radhe me një diferencë të thellë nga rivalët e saj. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, për partinë e ish-kryeministrit Abin Kurti do të votonin rreth 48 për qind e votuesve.

Dy partitë që kanë udhëhequr Kosovën gjatë këtyre dy dekadave, PDK e LDK, rezultojnë me një mbështetje të dobët elektorale.

Syri.net ka mësuar se Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, po të mbaheshin zgjedhjet sot, e kalojnë 20 përqindshin, ndërsa mbetet një diferencë e vogël në mes tyre. Edhe pse LDK-ja është kritikuar për rënien e qeverisë në mes të pandemisë, partia e Isa Mustafës, gjithnjë sipas sondazhit në fjalë, e ruan vendin e dytë.

PDK-ja, që herë bëhet si opozitë, por më tepër shihet si me një këmbë në qeveri, mbetet e treta, duke mos arritur ta përmirësojë pozitën e saj, që nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sondazhi nuk ka lajme të mira as për subjektin e drejtuar nga Ramush Haradinaj, kandidati presidencial i AAK-së. Rreth 7 për qind është mbështetja për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, bazuar në të dhënat e anketimit.

Për partitë e vogla që mezi e kaluan pragun në koalicion së bashku, Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt dhe AKR-në e Behxhet Pacollit, gjërat janë edhe më keq. Sipas sondazhit, ato nuk do të arrinin të hynin në Kuvend.

Rezultatet e këtij sondazhi favorizojnë dukshëm VV-në, e cila po bën presion për zgjedhje të reja. Ndërkohë, partive të tjera nuk u intereson tani të shkojnë drejt kutive të votimit, sepse debakli do të ishte i rëndë. Por, në rast se nuk ka një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, që duhet të zgjedhet vitin e ardhshëm, zgjedhjet do të bëhen të pashmangshme.

Çelësi, duket se është në dorën e Ramush Haradinajt. Nëse partnerët qeverisës dhe PDK-ja, nuk pajtohen me kandidaturën e tij dhe lideri i AAK-së, refuzon një zgjidhje tjetër, Kosova pashmangshëm shkon në zgjedhje të reja.

© SYRI.net

Related posts

I nxehti afrikan po vjen, ky është parashikimi i motit për këtë javë

dardanianews

Zëri Amerikës poston videon, si futet koronavirusi në mushkëritë e njeriut

dardanianews

Burri i Vjosa Osmanit: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

dardanianews