7.6 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Lajme

Kryeministri i këtij vendi ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

Kryeministri i Ishujve Kuk ia ka caktuar vetes 17 detyra zyrtare në kabinetin që ai e udhëheq.

Përpos pozitës së kryeministrit, Mark Brown do t’i mbajë edhe këto pozita: ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Migracionit, ministër i Financave, ministër i Energjisë, ministër i Policisë dhe ministër i Telekomunikacionit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos këtyre ministrive, ai ka marrë përgjegjësi edhe në këto fusha: burime detare, minerale detare dhe burime natyrore, anuacion dhe kontrollim të ishujve të jashtëm. Ai gjithashtu e kryen detyrën e prokurorit të Shtetit.

Udhëheqësja e opozitës në këtë shtet të vogël, Tina Browne, i tha një mediumi lokal se pozitat e marra nga kryeministri lënë të kuptohet se ai nuk ka besim te anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri i ri thotë se është i mahnitur me potencialin e kabinetit të tij dhe pastaj ia jep vetes 17 pozita, që është një sinjal i madh se sa ka besim ai në kolegët e kabinetit”, tha ajo.

Megjithatë, është e mundshme që kryeminsitri Brown t’ia delegojë të tjerëve disa nga detyrat zyrtare gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Ishujt Kuk vetëqeverisen në fusha të caktuara, por janë pjesërisht edhe nën kontrollin e Zelandës së Re. Ky vend ka sipërfaqe prej 240 kilometrash katrorë dhe në të jetojnë përafërsisht 21.000 banorë.

 

Related posts

Buzhala në ditën e 6-të me Covid: Nuk është si viruset e tjera

dardanianews

Zyrtari i VV’së paralajmëron protesta gjithëshqiptare nëse Kurti largohet edhe nga ulësja e Kryeministrit

dardanianews

Rikthehet ekstremisti katolik nga Shqipëria, shanë e fyen rëndë Adem Jasharin

dardanianews