0.4 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Klosi tha se FARK-u nuk kishte ushtarë, i kundërpërgjigjet ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit: Ti o shpirt krimineli…

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, mbrëmë ka deklaruar se FARK-u nuk kishte ushtarë por vetëm oficerë, të cilët nuk ishin të gatshëm për sakrificë.

Ai madje tha se oficerët e FARK-ut vetëm shëtisnin me uniforma në Tiranë dhe kishin dëshirë të mburreshin.

E, pas këtyre deklaratave, “Bota sot” ka kontaktuar njërin prej njerëzve më të afërt të kolonel Ahmet Krasniqit.

Ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit, Saim Tahiraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur deklaaratave të ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi.

Tahiraj deklaratën e fundit të Klosit e quan si skandaloze, derisa thotë se është vet ish-kreu i SHISH që duhet të përgjigjet për të gjitha veprimet banditeske kundër oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Image

Saim Tahiraj

FOTO GALERI

“Kjo deklaratë skandaloze dhe tendencioze e cila nuk është e para por propagandë në vazhdimësi që ka për qëllim diskreditimin e vijës institucionale të udhëhequr nga presidenti Rugova. Njëzet vite pas lufte ende nuk ka arritur të lirohet nga urrejtja që ka ndaj atyre institucioneve, por vazhdon me ritmin e njëjtë propagandistik i cili shërbehët me shumë të pa vërteta, vetëm e vetëm që ta diskreditojë atë organizim institucional. Ky alamet krye SHISH-isti në vende që të japë llogari për të gjitha veprimet banditeske kundër oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes, si bastisje, kontrollime, arrestime, rrahje brutale e deri te vrasjet, pa fije turpi na shfaqet prapë me të njëjtën propagandë gënjeshtare dhe sulmon FARK-un”, shprehet fillimisht Tahiraj.

Ish-bashkëpunëtori i kolonel Krasniqit, Klosin e quan kriminel, dhe thotë se duhet të jap përgjegjësi për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevcit e disa të tjerëve të cilat ndodhën në Shqipëri.

“Si duket gjynahet që ka mbi supet e tija për vrasjet e oficerëve dhe ushtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës të cilat ndodhën në Shqipëri, nuk po e lënë të qetë por po e shtyjnë në gabime e radhës për ta arsyetuar krimin. Ti o shpirt krimineli, së pari duhet të japësh llogari për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, Sadri Ramabajës, Ilir Konushevcit e disa të tjerëve të cilat ndodhën në Shqipëri kur t’i ishe i pari i SHISH-it. Ti ishe përgjegjësi kryesor dhe pikërisht t’i duhet të japësh llogari”, tha ai.

Sa i përket deklaratës se Klosit, ku tha se FARK-u nuk ka pasur ushtarë, Tahiraj shprehet se kjo është një gënjeshtër e madhe e tij.

Ish-ushtaraku tregon se shumë brigada që luftuan në Kosovë nën komandën e ministrit Krasniq e demantojnë bindshëm këtë gjë.

“Gënjeshtra e madhe që thua se FARK-u nuk ka pasur ushtarë, por vetëm disa oficerë në Shqipëri është vetëm tendenca e radhës për ta mbuluar krimin. Shumë brigada që luftuan në Kosovë nën komandën e ministrit Krasniqi e demantojnë bindshëm gënjeshtren tuaj. Shumë dëshmorë dhe heronjë që ranë në fushat e nderit, ballë për ballë me armikun shekullorë serbë e demantojnë gënjeshtrën tuaj”, ka pohuar ish-ushtaraku i UÇK-së.

Në fund, Tahiraj i bën thirrje Klosit që t’i zbulojë krimet dhe kriminelët që kryen ato krime makabre në Shqipëri, sa ky i fundit ishte në krye të SHISH.

“Betejat e Loxhës, Lukës, Carrabregut, Rugovës, Pashtrikut, Kosharës dhe shumë të tjera të cilat u komanduan nga oficerërt e FARK-ut, e demantojnë bindshëm gënjeshtren tuaj. Ti o propagandues gënjeshtarë leri më gënjeshtrat tua, por krimet dhe kriminelët që kryen ato krime makabre në Shqipëri zbulojë dhe dërgojë në organet e drejtësisë. Liro Shqipërinë tonë të dashur nga ajo barrë e rëndë tradhtie dhe turpi. Liro shpirtin tuaj nga ajo barrë e rëndë krimi dhe së paku shko në atë botën tjetër pa të. Mos u merrë më me këto gënjeshtra për FARK-un sepse historinë nuk e ndërton dhe shkruan ti, por faktet dhe dokumentacioni që mbështetet në të vërteten historike”, tha në fund Tahiraj.

 

 

Related posts

Milaim Zeka me akuza të rënda për Vjosa Osmanin

dardanianews

Të parin e Tiranës e nisin me urgjencë për në Turqi, është i infektuar me COVID-19

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 23 raste të reja me koronavirus

dardanianews