7.7 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Evropë

Ka kohë që nëpër vende të ndryshme në Zvicër më ka rënë në sy emri Albani. Diku një shitore e artikujve të veshjeve sportive, më tutje një shoqatë, në Winterthur një festë madhështore e në Basel një manastir po me këtë emër. Për kurreshtje vizitova Kishën e Shën Albanit në Basel. Përfytyrimi im ishte për një kishë të thjeshtë diku në periferi të Baselit, por sapo mora planin e qytetit dhe gjeta Kishën me emrin e Shën Albanit, më shfaqet një rajon më i gjerë mbi 3 km2 ku jetonin mbi 10 000 banorë me emrin e tij si Kështjella e shën Albanit, rrugë,varreza e shumë objekte në një lagje qendrore në Basel. Duke vërejtur përhapjen kaq të madhe të emrit të Shën Albanit jo vetëm në Basel e në përgjithësi në Zvicër por në tërë Evropën dhe me gjerë vërtet shtrohet pyetja se a ka interes për historinë e krishterë në përgjithësi dhe në veçanti për historinë shqiptare studimi i mirëfilltë i fenomenit ende të pandriçuar të misionarëve, martirëve dhe shenjtërve të shumtë me emrin Albani në Europë e më gjerë?!

Një gjë tashmë është e çartë, anipse edhe lidhur me këtë figurë ka mistere të pazbuluara nga zhdukja e dokumenteve dhe relikeve që lidhen me figurën e Shën Albanit – PAPA Klementit të XI i cili sipas të gjitha dëshmive ishte shqiptar.Pra, Papa Klementi XI – Albani, që qëndroi 21 vjet rresht në postin më të lartë në Vatikan në kohën më të turbullt për Evropën dhe Krishterimin ishte vërtet me origjinë shqiptare nga Familja Laçi, të cilët u shpërngulën si kalorës pas vdekjes së Skënderbeut te Duka i Urbinos ku gjendet ende sot Pallati Albani. Kjo e vërtetë më as që diskutohet dhe është tejet e çartë se ai ishte vërtetë me origjinë dhe rrënjë shqiptare. Është ndriçuar edhe puna e tij si papë në organizimin e “Kuvendit të krishterë të Arbërit” dhe dihet fort mirë marrja e titullit Albani si papë që është një veçanti që dëshmohet fare mirë dhe që nuk hetohet te papët tjerë në Vatikan. Kështu edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule, e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.Mund të jetë i vetmi papë në selinë e Shën Pjetrit që ka vënë si dëshmi përkatësinë e tij.”

 

Image

Po, kush janë të shenjtët , martirët dhe misionarët tjerë me emrin Albani aq shumë të dëshmuar në tërë Europën e më gjërë? Eshtë një enigmë e veçantë. Vërtet habit fakti i përhapjes kaq të madhe të kultit të tij në Europë e më gjërë.

“Das Kloster St. Alban im St. Alban-Tal war das erste Kloster in Basel. Kirchen- und Klosterbau entstanden kurz darauf an der Wende zum 12. Jahrhundert. Allerdings reichen die frühesten Bauspuren bis ins 8./9. Jahrhundert zurück. Das Kloster war der Muttergottes, Christus und dem Märtyrer Alban von Mainz oder Alban von England geweiht, den man in Basel seit 855 verehrte.” Wikipedia ( Kloster St. Alban Basel).

Kështu thuhet në Wikipedia për Shën Albanin dhe Kishën e tij në Basel por ne shkuam gjurmëve të Shën Albanit në Mainz dhe atj në Angli për të vërtetuar se kush ishin vërtet ata.

Po kush është vërtet martiri i shenjtë Albani i Anglisë?

Eshtë koha kur Perandoria Romake po persekutonte të krishterët, kur misionarë të shumtë kishin filluar të përhapnin fenë e përbuzur dhe të ndaluar nga ajo perandori. Në Vitin 324 p.K kemi martirin dhe të shenjtin e parë në Angli Shën Albanin në qytetin Verulamium në afërsi të Londrës, qytet me të njetin emër Albani, ku gjendet ende sot një katedrale e bukur dhe impozante. Vlen të përmendet legjenda interesante për Shën Albanin i cili pasi nuk dorëzon priftin që po qendronte në shtëpinë e tij dhe po përhapte krishterimin, Gjyqi e denon me vdekje(prerje koke) por ndodh mrekullia. Shen Albani kalon lumin, pasi kishte mbrojtur me devotshmëri priftin që po përhapte besimin e shenjtë dhe me kokën e prerë nën sqetull varroset në vendin ku sot gjendet katedralja. Dokumentet flasin për një mrekulli të veçantë që Shën Albanin e bëjnë martirin e parë në Angli e ndoshta edhe në tërë botën e krishterë.

Sa i përket periudhes kur kjo ndodh, duhet ta dijmë se kemi të bëjmë me kohën kur Konstatini i madh madh ishte Perandor i Perandorisë Romake (Lindjes dhe Perëndimit) pra, gjatë viteve 306-316, i cili ndaloi përndjekjet fetare dhe i hapi rrugë Krishterimit dhe ndërtoi shumë institucione fetare të krishtera, midis së cilave edhe kishën e Shën Pjetrit në Romë. Përafërsisht këto vite Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Remesiana e Dardanisë është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Niketë Dardani ose Shën Niketa i Remesianës është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Ai konsiderohet si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe festa e tij është caktuar 22 qershori. Bashkëkohanik kemi edhe Shën Jeronimin, Shenjtor i krishterë nga Ilirikumi, teolog dhe një nga “katër doktorët” e mëdhenj në teologji të Kishës Perëndimore. Pra të këtyre viteve janë edhe përpjekjet e Shën Albanit, prift ,martir dhe misionar… që martirizohet në Verulamium të Anglisë disa kilometra në afërsi të Londres së sotme. Fama e martirit Alban shkon gjer atje sa Anglia pretendonte një kohë të mbante edhe emrin Alba në shenjë të kultit të martirit të parë Shën Albanit.

Image

Image

A është i njejte Shën Albani i Mainz -it me Shën Albanin e Anglisë?

Poashtu si Shen Albani i Anglisë për të cilin legjenda thot se kishte kaluar lumin me kokën e prerë dhe ishte varrosur në anen tjetër të lumit edhe Shën Albani i Mainzit u persekutua pasi ndihmoi peshkopin vendas Aureus te hapte peshkopaten. Atij iu pre koka gjat kalimit te Rinit ne vitin 406 dhe ai poashtu me kokë të prerë shkoi tek vendi ku donte te varrosej në Hanum te Mainzit ku gjate viteve 787 ose 796 u ndertua Abacia për nder të Shën Albanit në kodren e quajtur Albansberg. Origjina e tij dyshohet midis të qenit Grek apo Shqiptar por dihet se ishte i dërguar me mision nga peshkopi Arelius Ambrosius i Milanit në Gali dhe Gjermani . Shën Albani i Mainzit nuk duhet të ngatrrohet me Shën Albanin e martirizuar në Verulamium rreth 35 km në veri të Londrës. Sidoçoftë të dy Albanët kanë një legjendë të ngjashme atë të martirit që me kokë të prerë shkon në drejtim të caktuar për tu varrosur në emër të mbrojtjes së krishterimit në Europë në kohën kur të përhapësh krishtërimin ishte një rrezik nga perandoria Romake e cila sundonte në këto pjesë të saj. Pavarësisht se është thënë shumë dhe shkruar vazhdimisht për shën Albanin e Anglisë dhe martirin e Mainzit për origjinën e tyre është thënë gjithmonë se është një qytetar romak, perandori e përhapur gjërësisht në Europën e asj kohe. Te Albani i Mainzit kur flitet për origjinën e tij thuhet se ka prejardhje nga ishujt grek po edhe nga brigjet iliriane. Por të gjitha këto do të përmblidhen diku ku tregohet për egzistencën e vërtetë historike të shën Albanit diku në shekujt e më vonshëm sidomos në shek e V të apo edhe më vonë te Beda.

Bedas Historia ecclesiastica gentis Anglorum. The Historical Alban

Little can actually be known about the real St. Alban (estimated to have died c. 209 – 305 A.D. depending on interpretations), …

Image

Image

Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Europë e më gjërë

Duke vizituar Kishën e Shën Albanit në Basel të Zvicrës vërejta se ky kult ishte bartur nga martirët Shën Albani i Mainzit apo dhe ai i Anglisë. Kështu së paku e përshkruhet në anale të caktuara edhe pse hetohen ndërtime të shek. 7 dhe 8 të katedrales dhe Kishës kur shenjtërohet Shën Albani thuhet se katedralja dhe kisha janë ndërtuar në shek e 12 dhe aty jepet pasyra historike e përhapjes së këtij kulti te shenjtë në Bazel.

Image

Related posts

24 raste aktive me koronavirus janë në këto lagje të Prishtinës

dardanianews

Roberti ka dal nga karantina, Nora befason me veprimin e saj

dardanianews

I PINTE SHTATË KAFE NË DITË DHE KATËR PAKO DUHAN, LEXONI 6 FAKTE PËR IBRAHIM RUGOVËN

dardanianews