3 C
New York
December 2, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Takimi misterioz Thaçi-Haradinaj-Veseli: Mediumi i AAK-së thotë se lidhet me aktakuzat e Speciales

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur në një takim të përbashkët tri nga figurat kryesore të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, zgjodhën mëngjesin që të flasin për tema të “nxehta” si Specialja, raporton Gazeta Express.

Kështu të paktën thotë mediumi i AAK-së, AleancaPress, që ka dhënë detaje për takimin.

Sipas lajmërimit të këtij mediumi, takimi në mes të liderëve ka zgjatur më shumë se një orë e është zhvilluar në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Tutje, ajo tregon edhe për temat e diskutimit. Pos zhvillimeve politike, AleancaPress përmend edhe aktakuzat e Speciales që Tribunalit i ka mbetur edhe dy ditë kohë që të vendosë për apo kundër konfirmimit të tyre.

Këtë takim e ka konfirmuar edhe PDK-ja në një prononcim për Gazetën Express.

Megjithatë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i mbajtur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë.

“Kryetari i PDK-së, z. Veseli ka pasur një mëngjes me presidentin dhe z. Haradinaj, por nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi. /GazetaExpress/

 

 

Related posts

10% i Trust-it, Tahiri tregon procedurën dhe kohën e marrjes së parave!

dardanianews

Syri.net: Këta janë emrat që i bashkohen Vjosa Osmanit në partinë e re

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

dardanianews