2.4 C
New York
December 2, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Limaj rrëfën: 50 ushtarët e mi më të mirë i kam çu në Sllatinë me prit Rugovën në vitin 1999

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për 14 muaj luftë, ka kaluar 14 vite në procese gjyqësore. Ai ka thënë se është hetuar dhe gjykuar për 14 vite dhe ka 3 vendime të gjykatave të huaja.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka arsye ta thërrasë, por ai ndjehet krenar që ka qenë UCK.

Ne asnjëhere nuk jemi fshehë nga e kaluara, jemi i vetmi vend në ish Jugosllavi që ju kemi përgjigj çdo thirrje pa e fut në siklet shtetin dhe qytetarët”, ka thënë Limaj në Kanal 10.

Më tutje, ai ka thënë se asnjë viktimë e dhunës seksuale nuk duhet të ndjehet e turpëruar.  Ai ka thënë se është kundër çdo stigmatizimi i bëhet këtyre kategroive.

Limaj ka folur edhe për momentet më emocionuese në jetën e tij.

“Janë dy momente kur nuk kam mundur të përmbahem ka qenë vendimi i Haradin Balës në Hagë edhe tjetri ka qenë në një gjykim në Prishtinë kur mu është përmendur nëna. Ka qenë një thashetheme se nëna ime është zënë më para, kur u futa në gjykim nëna me pat vdekë, kur më është bërë kjo propagandë ajo ka qenë me kancër”, ka rrëfyer Limaj.

Më tutje, Limaj ka rrëfyer për herë të parë se si e kishte pritur ish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 1999 për ta përcjellur për Shqipëri.

“E kam prit Rugovën në vitin 1999, na pat ardhë lajmi që do vijë një natë në Malët e Bjeshkës dhe do të vazhdontë për Shqipëri. Si ta kish kalu Goleshin do të shpëtonte sigurt, sepse i kam qitë 50 djem ma t’mirë dhe e kanë ba gardh atë zonë. Këtë informacion ma kanë dhënë nga Prishtina, por ai nuk erdhi. Kjo ka qenë në natën e bombardimeve”, ka treguar për të parë Limaj.

 

Related posts

Roberti ka dal nga karantina, Nora befason me veprimin e saj

dardanianews

Rifat Jashari, historia e ndritur e Kosovës dhe Vjosa Osmani e ardhmja e ndritur e saj

dardanianews

Thaçi përcaktohet për formimin e Qeverisë së re, i kërkon Vetëvendosjes mandatarin

dardanianews