Pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19 në kryeqytet, kryetari Shpend Ahmeti ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn, raporton Express
Ahmeti bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashin, dhe atë të Inspeksionit, Adonis Tahirin, janë duke diskutuar me Zemajn për gjendjen me COVID-19 në kryeqytet.
Momentalisht në kryeqytet janë mbi 800 raste aktive me koronavirus.