3.6 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme nga Bota

Rezultatet e para: Bideni e nis mbarë, i fiton të gjitha votat në një distrikt

Ish-nënpresidenti amerikan dhe kandidati demokrat për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fituar të gjitha votat në Dixville Notch, që ndodhet afër kufirit me Kanadanë. Ky është një ndër vendet e para që i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Votat në këtë lokacion u numëruan disa minuta pas mesnatës, duke u bërë ndër vendet e para që arrijnë t’i numërojnë votat në ditën e zgjedhjeve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Tradicionalisht, të gjithë personat me të drejtë vote mblidhen në dhomën e votimit në resortin “The Balsams” për të votuar në momentet e para të hapjes së qendrës së votimit në mesnatë. Posa të përfundojë votimi, votat numërohen menjëherë, më herët se kudo tjetër.

Votuesit në Dixville Notch nuk patën pse të brengosen për të pritur në radhë në mesnatë, sepse atje janë vetëm 12 banorë.
Votimi në orët e hershme është mbajtur si traditë në zgjedhje në këtë distrikt që nga viti 1960, pavarësisht zvogëlimit të numrit të banorëve.

 

 

Related posts

Shqiptaro-Amerikani Tafilaj: Kosova Është Interes Strategjik I Amerikës Dhe Perëndimit! Për Ne Nuk Është Patjetër Që Të Na Njeh Serbia! Më I Rëndësishëm Është Territori!

dardanianews

Degradon tërësisht debati: Tomë Gashi e quan Milaim Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime

dardanianews

UEFA cakton datat e finales së Championsit dhe Europa League

dardanianews