11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

“Sputnik”: Gjermania po shkel ligjin, po armatos Kosovën me raketa anti-tank, G-36 dhe Leopard 2

Përderi sa në njërën anë, Gjermania po ndërhynë në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër, po negocion me Kosovën për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, shkruan Sputnik, duke thënë se Gjermania po i shkel ligjet e veta.

Sic raporton media ruse, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave anti-tank për Ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e armëve të vogla dhe armë moderne të këmbësorisë.
Me armatimin e Kosovës, Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Për të justifikuar statusin e eksportuesit të katërt më të madh të armëve në botë me një pjesë prej 5.8 për qind në tregun e armëve, kjo dispozitë është zëvendësuar nga një proces i ndërlikuar, kështu që Këshilli Federal i Sigurisë, i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, ka fjalën e fundit në shitjen e “kontestuar” të armëve nga disa ministra të linjës së qeverisë gjermane.
Këshilli miratoi rreth 60 për qind të kërkesave të prodhuesve të armëve për eksport në vendet jo të BE-së ose NATO-s, sipas një studimi të Fondacionit ‘Hessen’ për Kërkimin e Paqes dhe Konflikteve (HSFK), të porositur nga OJQ Greenpeace.
Shqiptarët e Kosovës deri më tani, shkruan Sputnik, kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trainimit të anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe po negociojnë blerjen e një turneu të ri të pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2. “.

 

 

 

Related posts

Reagon edhe Britania e Madhe për taksën, ja qfarë thotë?

adminkosova

Reagon Milaim Zeka pasi Qeveria shkarkoi bordin e ShKUK-së – ka një thirrje për Albin Kurtin

dardanianews

Reagon ashpër ish-deputeti i LDK-së: Nuk bëri mirë as Agim Veliu e as Albin Kurti, por burrëria e tyre nuk humb nëse…

dardanianews