7.6 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Anton Quni si kurrë më parë i kundërpërgjigjet Vuçiqit për deklaratën për luftë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Anton Quni, ka folur pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Quni i është kundërpërgigjur Vuçiqit, duke thënë se Kosova nuk është e interesuar për luftë, por nëse ajo është e pashmangshme, Kosova do të fitojë, përcjell Bota sot.
Ai ia ka kujtuar presidentit serb “ferrin e betejës së Koshares”.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri Anton Quni në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një fotografi nga beteja e Koshares./BS

Image

 

Related posts

Kërcënohet me vrasje presidenti Thaçi

dardanianews

Bekim Jashari Dhe Albin Kurti Arrijnë Marrveshje Për?

dardanianews

Ibrahim Rugova nuk bënte kompromise ‘të dhimbshme’

dardanianews