0.2 C
New York
January 26, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Gani Geci shpërndan një video të Gjergj Dedajt, i cili tregon si e arrestoi Hashim Thaçi, a do të dëshmojë para Speciales?

Ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka shpërndarë një video të Gjergj Dedajt, i cili në një intervistë kohë më parë ka folur për një incident të cilin e quan krim.

Ky incident që ka ndodhur në Çirez, gjatë kohës së luftës, sipas Dedajt ka të bëjë me udhëheqësin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin.

Ai thotë se Thaçi e ka arrestuar dhe e ka futur në makinë ku pastaj e kanë dërguar në një shkollë.

“Arsyeja ishte e thjeshtë, që jemi parti politike dhe që e përkrahim presidentit historik Ibrahim Rugovën”, thotë Dedaj.

Ai tregon se aty janë maltretuar për tri ditë e tri net psiqikisht, fizikisht, dinjitoz e moral.

“Momenti i parë që kam taku ka qenë Hashim Thaçi, dhe momenti që jemi nis nga aty që jemi përshëndet ka qenë Hashim Thaçit. Ai na ka marr në pyetje… dhe unë nuk e bëjë përgjegjës asnjë njeri në botë, vetëm Hashim Thaçin”, thotë Gjergj Dedaj.

E për këto deklarata si duket Dedaj i ka rënë pishman.

Ai disa ditë më parë, ka thënë se deklarata e tij që Hashim Thaçi së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së e kanë ndaluar dhe e kanë maltretuar atë nuk qëndron.

“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Evropë”, ka thënë Gjergj Dedaj.

Me të drejt edhe shtrohet pyetja, se a do të flet para Gjykatës Speciale, Gjergj Dedaj për këtë rast, dhe si do të deklarohet kur tashmë videot janë publike.

Ndryshe, Hashim Thaçi tashmë gjendet në Hagë. Ai ka dalë në seancën e parë, para Gjykatës Speciale ku nga Gjykata rëndojnë akuza të rënda mbi të.

 

 

Related posts

Anëtari i NISMËS që u arrestua për shkak të Kurtit, tash në ‘bela’ me diasporën

dardanianews

Pasi tërhoqi 1 milion euro: Martohet Shefi i Bashkësisë Islame në Maqedoni

dardanianews

Ekskluzive: Emrat e pronarëve të kazinove në Karaçevë!

dardanianews