-0.6 C
New York
March 3, 2021
DardaniaNews
Featured Kronika e zezë

Kosovari goditet për vdekje nga treni në Zvicër

Një i ri me prejardhje nga Kosova ka vdekur në qytetin Nauchatel të Zvicrës. Viktima është goditur mbërëmë nga treni dhe si pasojë ka humbur jetën.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se edhe një i ri nga Kosova, ka vdekur pas goditjes nga treni.

“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjës dhe farefisit”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se para një muaji dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kishin vdekur pasi janë goditur nga treni.
Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit ishte13 vjeç ndërsa tjetri 17.

 

 

Related posts

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

dardanianews

Sondazhi që po e ‘trondit’, Europa pranë një ‘shuplake’ tjetër: 50% e italianëve duan të largohen nga BE

dardanianews

Publikohet dokumenti: Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 iMac në vitin 1999, për këtë e kishte falënderuar Clinton

dardanianews