7.6 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Rron Gjiovci e quan patetike konferencën e sotme të Albin Kurtit

Analisti kosovar, Rron Gjinovci e quan patetike konferencën që e mbajti sot kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Sias Gjinovcit ”Konferenca e sotme e Kurtit është qershia mbi tortë e dëshmisë që ndërhyrja e politikës në drejtësi në Kosovë nuk dallon te asnjë parti”.
Konferenca e sotme e Kurtit është qershia mbi tortë e dëshmisë që ndërhyrja e politikës në drejtësi në Kosovë nuk dallon te asnjë parti. Për 2 javë rresht në mënyrë intensive është sulmu një pjesë e pushtetit të tretë të Kosovës, atij të drejtësisë, të vendosun përmes amandamenteve të Kushtetutës nga 2/3 e deputetëve, që njihet si Gjykata Speciale. (Ende smuj me e kuptu pse njerëzit e shohin këtë Gjykatë si të huajën, kur ajo është e përcaktume në Kushtetutën tonë.) Pra, politika dhe jo veç politika, hapur, ndërhyni në sistemin gjyqësor pa as ma të voglin kujdes për këtë ndërhymje. E sot, kulmoi me kryetarin e partisë ma të madhe në vend që dul si analist i shkresave të prokurorisë 🤦. (Sa për shënim: një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime.)
Sot ke sulmi i fundit i madh mbi pavarësinë e gjyqësorit, mbi ndarjen e pushteteve. Po ashtu, dëshmia e fundit e madhe për bashkësinë ndërkombëtare që Kosova nuk e ka asnjë faktor të brendshëm të gatshëm për zbatim të paanshëm të drejtësisë. Njëkohësisht dëshmi që në Kosovë nuk ka pasë dhe nuk ka kushte që gjykimet për luftën të mbaheshin apo mbahen në Kosovë. Pra, jeni ka e vërtetoni pohimin serb e rus e dashakeq të cilitdo ndërkombëtar, që Kosova nuk është në gjendje me sjellë drejtësi, e si rrjedhim i mungon përbërësi kryesor i shtetit.
Ishalla merrni vota e pushtet krejt e ishalla knaqni bashkë, po ku doni me e marrë atë të shkretë, se n’vazhdofshi kshtu, Kosovën kena me ua lëshu masivisht. Hajeni, nashta nalni najher.
Liria ka emër, e Vërteta është emri i saj. Veç e vërteta na bën të lirë.

 

Related posts

Pastrimi dhe dezinfektimi/ 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

dardanianews

Xhirime pak momente pas vrasjes së Xhemajl Mustafës

dardanianews

Baton Haxhiu tregon për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Klan Kosov

dardanianews