-0.6 C
New York
March 3, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Pamje të rënda: Kështu ishte rrahur brutalisht nga policia serbe një shqiptar që kishte thënë se ka votuar për Ibrahim Rugovën

Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Adnan Merovci, një nga njerëzit më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe sekretar në zyrën e tij ka shkruar në Facebook se në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale më 24 maj 1992 në mesin e vëzhguesve të huaj kishte ardhur edhe senatori flaman në parlamentin e Belgjikës Vili Kuipers për të cilin thotë se ishte mik dhe përkrahës i presidentit Rugova.

Ambasadori ynë në Senegal z. Ramadan Gashi më njoftoi se z. Vili KUIPERS, sot paska ndërrue jetë! Z. KUIPERS u prehtë në paqe, e ne le të jemi përjetësisht mirënjohës për figurën dhe kontributin e tij për Kosovën”, ka shkruar Merovci derisa ka publikuar dy fotografi të vitit 1992.

Në njërën prej tyre shihet Kuipers me veprimtarin Musa Rexhaj për të cilin Merovci thotë se ishte rrahur brutalisht nga policia serbe vetëm pse kishte thënë se ka votuar për Ibrahim Rugovën.

KUIPERS me veprimtarin Musa Rexhaj, 26 maj 1992 i cili ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur ishte pyetur për kë keni votuar dhe ai së bashku me veprimtarin Nimon ALIMUSAJ, ishin përgjigjur: “Dihet, për RUGOVËN”, me këtë rast ata të dy ishin trajtuar brutalisht nga policia serbe”, ka thënë i njejti./GazetaExpress/

Shkrimi i plotë:

Kujtesë institucionale!
Postim me shkas!
Në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale më 24 maj 1992 në mesin e vëzhguesve të huaj kishte ardhur edhe senatori flaman në parlamentin e Belgjikës z. Vili KUIPERS. Ai ishte mik i ngushtë dhe përkrahës i fortë i Presidentit RUGOVA.
Ambasadori ynë në Senegal z. Ramadan Gashi më njoftoi se z. Vili KUIPERS, sot paska ndërrue jetë! Z. KUIPERS u prehtë në paqe, e ne le të jemi përjetësisht mirënjohës për figurën dhe kontributin e tij për Kosovën.
Foto1: Takimi RUGOVA-KUIPERS, Prishtinë, 25 maj 1992
Foto2: z. KUIPERS me veprimtarin Musa Rexhaj, 26 maj 1992 i cili ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur ishte pyetur për kë keni votuar dhe ai së bashku me veprimtarin Nimon ALIMUSAJ, ishin përgjigjur: “Dihet, për RUGOVËN”, me këtë rast ata të dy ishin trajtuar brutalisht nga policia serbe.
CopyRight©Adnan MEROVCI

 

Related posts

Dy oraret e reja se kur mund të dilni, prej sot deri me 18 maj

dardanianews

Vjosa Osmani flet për prapaskenat që çuan në rrëzimin e qeverisë Kurti

dardanianews

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji në Zvicër, kosovari gjobitet me 500 franga

dardanianews