Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës përmes një postimi në Facebook thotë se Hashim Thaҫi para shkuarjes për në Hagë i paska dërguar një letër Sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeu.
Kelmendi u ka bërë thirrje që të mos dëmtohet më tepër shteti i Kosovës, duke iu kundërvënë Uashingtonit e Brukselit, e as duke bërë fushatë të sforcuar kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Jurdiksionit të Kosovës.
Sipas tij, nëse iu ‘dogj bishti gjarprit’ nuk po digjet Kosova.
Kelmendi tutje shkruan që shteti dhe buxheti nuk duhet të keqpërdoren për të mbrojt të akuzuarit për krime lufte!/Bota sot