1.7 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi

Kosovari Imer Shehu që jeton në Angli ka vendosur që ta marrë vaksinën anti-Covid.

Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

Ai zbuloi se e mori këtë vendim pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht pasi ishin të infektuar me koronavirus.

43-vjeçari u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Sipas tij, janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur shumë dhimbje koke dhe ligështi trupi”, tha Imeri./Express/

 

Related posts

Pastrimi dhe dezinfektimi/ 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

dardanianews

Shoku i burgut të Albin Kurtit thotë se është sulmuar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje

dardanianews

Pas rënies në Koshare, ja personat që e bartën trupin e heroit Agim Ramadani, çfarë tha Sali Çeku në ato momente?

dardanianews