0.4 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Ibrahim Kelmendi dëshmon në Gjykatën Speciale, ja për çfarë e akuzon rëndë Baton Haxhiun

Ish njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i ka dërguar përmes emalit Zyrës së Prokurorit të Specializuar, siç thotë ai “Dëshmi e vetë-vullnetshme, publike”.

Këtë dëshmi e ka siguruar gazeta “Bota sot”, dhe ditët në vijim do të publikojë detaje se çfarë ka dëshmuar Ibrahim Kelmendi.

Ai ka treguar arsyet që sipas tij, e kanë detyruar ta bëjë një gjë të tillë.

“Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës – Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Dhomave të specializuara (DHS), po e ndiej për obligim qytetar dhe patriotik të ofroj këtë dëshmi, me shpresë se ZSP-ja do ta merrë parasysh. Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin ndaj BE-së dhe SHBAvë, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë financa e kuadro profesioniste, për t’i krijuar këto institucione, të cilat do të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i parlamentarit zvicëran Dick Marty. [Për ata që nuk e dinë, ky Raport është votuar nga Këshilli i Europës (KE), më 7 janar 2011. Ndërsa më 25 janar 2011 është votuar rezoluta për të filluar hetimet e atyre akuzave.]1 Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar tani në mënyrë të orkestruar kundër ZPSsë dhe DHS-së, me qëllim të nxitjes së trazirave të turmave injorante në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, gjithandej bien kollaj pre e luftërave speciale të shërbimeve armiqësore, por edhe të teorive të komploteve. Kjo fushatë është anti Kosovë dhe anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!”, shkruan Kelmendi në dëshminë tij dërguar Gjykatës Speciale, dëshmi të cilën e ka siguruar gazeta “Bota sot”.

Në dëshminë e tij, Kelmendi ka hedhur akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut.

“Dëshmi konkrete e kësaj fushate destruktive është Baton Haxhiu, marioneta e Jovica Stanishiqit, ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent
të Serbisë, i quajtur Resor Drzavnog Bezbednosti – RDB / РДБ.2 Për të nxitur trazirat Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, kinse të shqetësuar që “Gjykata speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇKnë dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare. Për këtë arsye, gjithënjë sipas tyre, ZPS-ja i ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së. Viktimave, të mashtruar e të përvetësuar nga kjo luftë special kundër ZPS-së dhe DHS-së, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe
miqtë e tyre, janë ndjerë të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011, në KE, – me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacës NATO. Prandaj Serbia dhe Rusia nuk kanë qenë të interesuara për formimin e institucione që do t’i hetonin e gjykonin akuzat në Raportin e Martit, sepse kanë qenë të bindura se ato akuza do të demantoheshin e diskreditoheshin, si shpifje politike. Këtë e dëshmon edhe mosgatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin akuzat e Raportit të Martit”, shkruan ndër tjerash Kelmendi.

Sipas Kelmendit, Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja.

“Tash, meqë ZPS-ja dhe DHS-ja janë formuan, falë angazhimeve të BE-së e SHBA-së dhe mençurisë pragmatike të shumicës së parla- mentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuara për t’i sabotouar e minuar këto instutucione, me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë. Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që
duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja, por duan të mbetet gjykimi e kompromentimi kolektiv që përmban Raporti I zvicërnait Marty, fatkeqësisht i miratuar nga Këshilli i Europës. Duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, në dukje po imponohet keqkuptimi sikur vërtet ka ekzistuar komanda qëndrore ushtarake që e ka komanduar UÇK-në, për të bërë krime, edhe monstruoze, kundër civilëve serbë, kundër minoriteteve të tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në dëshminë tij dërguar Gjykates Speciale, detajet e së cilës do t’i publikojë ditët në vijim gazeta “Bota sot”.

 

 

Related posts

Shkruan Berat Buzhala: Pse tutna nga Albini

dardanianews

Baton Haxhiu tregon për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Klan Kosov

dardanianews

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, katër persona dërgohen në QKUK

dardanianews