2.8 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Ekonomi Featured

Publikohen detaje: Kur nis aplikimi për 10% e Trustit dhe kush përfiton

Qytetarët mund të nisin aplikimin për t’i tërhequr 10 për qind nga Trusi nga data 14 dhjetor, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një intervistë për Kallxo.com.

Ministrja e Financave ka thënë se aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit hapet më 14 dhjetor.

“Bëhet fjalë për 639 mijë kontributdhënës dhe nuk ka pasur asnjë formë tjetër, jemi në kohën e pandemisë dhe është problematike me bë aplikimin fizik. Aplikimi hapet më 14 dhe çdo 15 ditë kryhen pagesat”, tha ajo.

U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, tashmë ka dekretuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili të premten u miratua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Përmes këtij Ligji mes tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Ndërsa Ligji u publikua në Gazetën Zyrtare.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga Qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashtë tentimeve. Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.

 

Related posts

Hetem Ramadani me këshilla se si të mbrohemi nga coronavirusi

dardanianews

“Fake news” lajmi për iftar të përbashkët mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

dardanianews

Ish-truproja e Rugovës tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbyste Presidentin Histotrik!

dardanianews