6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme Sociale

Blerim Latifi kritikon Atifete Jahjagën: Ka bërë aq shumë ndërhyrje kirurgjike sa mezi njihet

Filozofi Blerim Latifi ka ka komentuar ndryshimin në pamje që po e shohim çdo herë e më të theksuar tek ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Latifi në një shkrim në Facebook thotë se Jahjagën e njohim si avokuese për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, por siç thekson ai ndërhyrjet që kohëve të fundit i kemi parë tek ish presidentja bien në kundërshtim me misionin e saj për emancipimin e grave.

Reagimi i plotë:

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës.E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj.

Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre.

Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave.

Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

Related posts

Zogiani: AAK-ja si duket është në qeveri për tendera, e jo për politikë

dardanianews

Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arreston disa persona dhe konfiskon arsenal armësh

dardanianews

Raka tregon kur ishte kulmi i COVID -19 në Kosovë dhe çka pas 4 majit

dardanianews