-5.1 C
New York
January 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Lista Serbe paralajmëron votimin e mocionit të Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Qeveria Hoti duket se i ka ditët e numëruara. Mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë aktuale duket se do të marrë përkrahje edhe nga Lista Serbe.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Lista Serbe është e gatshme të përkrahë mocionin e partisë së Albin Kurtit dhe se vota e tyre do të jetë PRO rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Lista Serbe do të votojë pro mocionit sepse sipas tyre koalicioni aktual në Qeverinë Hoti nuk po respekton aspak marrëveshjen që ka me ta.
Goran Rakiq e Igor Simiq nga Lista Serbe pak javë më parë konfirmuan për Indeksonline pakënaqësitë e tyre në koalicion duke paralajmëruar që atëherë mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Hoti.
Duket se kërkesat e tyre nuk janë përmbushur dhe Lista Serbe është e vendosur që të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti./Indeksonline/

 

 

 

Related posts

Rahovecianët që blenë fidane nga malishevasit e prekur me COVID 19 s’janë lajmëruar në QKMF ende

dardanianews

Skandaloze: Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhet në Koshare që nga viti 1999

dardanianews

Bekim Jashari: Jam i lënduar nga populli im, për të cilin familja ime ka dhënë jetën

dardanianews