6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Ibrahim Kelmendi: E vrau Ilir Konushevcin, ky ishte vrasësi me pagesë i paguar nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla

Për t’iu shmangur vrasjeve mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe komplotistëve të NPK-së, Iliri e Qerimi u dakorduan që Qerimi të emigronte në Gjermani, me arsyetimin taktik, se Qerimi do ta vazhdonte mjekimin e plagëve të marra në sulmin e policisë serbe, në vitin 1996, (shih Akgjykimin e Nait Hasani dhe 17 të tjerëve, i sipërcituar) dhe se, njëkohësisht, do të angazhohej edhe në motivimin e mërgimtarëve tanë për ta ndihmuar më shumë financërisht UÇK-në.

Pas emigrimit të Qerimit, Iliri bën sikur ishte i gatshëm për bashkëpunim me Xhavitin e Azemin dhe, për t’iu shmangur përplasjeve me ‘ta, subordinohet nën komandën e tyre.

Megjithëkëtë, këta të fundit nuk mjaftohen me kaq. Për ta zhbërë Sektorin e logjistikës, Xhaviti e Azemi, si komplotistë të rryer, duhet ta kenë bërë planin për eliminimin fizik të Ilirit, për çka duhet të
kenë marrë OK nga eprorët e tyre.

Për bindjen time të deritanishme, Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri, që ishte i afirmuar në Tropojë (në Veri të Shqipërisë) për vrasje me pagesë. Krimineli Demiri ishte shofer i shefit të Policisë, Jonuz Hyka, në Bajram Curr. Bislimi, bashkë me vëllain e tij, Agimin, dhe dy-tre shokë, siç kanë rrëfyer njerëz mirë të informuar, më 9 maj 1998, në Qafë të Malit, në rrugën Fushë Arrëz – Bajram Curr, i kanë zënë pritë Ilirit, cili po dërgonte sasi të madhe të armëve dhe municionit në Tropojë, prej ku do të futeshin ilegalisht në Kosovë. Ilirin e kanë shoqëruar mjeku tropojan Hazir Mala, një oficer i SHISH-it dhe dy ushtarakë të Gardës së Shqipërisë, siç ka rrëfyer para pak kohe i mirëinformuari Xhavit Haliti.
Në shkëmbim të shtënave me armë, rreth orës dy të mëngjesit, vriten Iliri dhe mjeku Hazir Mala, ndërsa vrasësi Agim Demiri plagoset dhe vdes gjatë rrugës drejt spitalit të Bajram Currit. Fatos Nano, duke shpërdoruar funksionin e kryeministrit, ka urdhëruar të mos zhvilloheshin hetimi për ato vrasje. Këtë ma ka thanë ishkryprokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, në prani edhe të një funksionari të lartë shtetëror. Pas vrasjes së Ilirit, Sektorin e logjistikës e ka menaxhuar Gani Nuha, nga Jezerci i Ferizajit, me banim në Dysseldorf.

 

 

Related posts

Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji në Zvicër, kosovari gjobitet me 500 franga

dardanianews

Haxhiu tha se VV nuk mund t’i fitojë mbi 33% të votave, vjen kundërpërgjigja nga Vetëvendosja, tregojnë sondazhin e fundit

dardanianews

Vizioni i Biden për Kosovën: Njohje reciproke duke respektuar integritetin territorial, bashkëpunim me BE’në e liberalizim vizash

dardanianews