-0.7 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Deklarata bombë/ Skandaloze, 20 milionë euro për mbrojtjen e vrasësit të Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës…

Gjatë ditës së sotme, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve, prej tyre 7 milionë janë ndarë me amandamentim në Kuvendin e Kosovës gjatë rishikimit buxhetor, ndërsa 13 milionë thotë se janë në buxhetin rezervë.

“Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, deklaroi Selimi.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

“Mbrojtja shtetërore e të dyshuarve për krime lufte, përkatësisht të dyshuarave për vrasje politike në Kosovë, është fyerje jo vetëm ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo dëshmon se shoqëria kosovare me këtë lloj pranimi në heshtje të mbrojtjes shtetërore që iu bëhet Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, dhe të tjerëve, nuk është e aftë e as e guximshme për ta kundërshtuar përligjien e krimit dhe vrasjeve politike në Kosovë gjatë dhe pas luftës”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është edhe një dëshmi se sa e nevojshme ka qenë Gjykata Speciale.

“Nuk ka kuptim ndarja e 20 milion eurove në emër të mbrojtjes së të akuzuarve, nuk ka kuptim që vrasësi apo urdhërdhënësi i vrasjes së kol. Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Ismajl Berbatovcit, Xhemail Mustafës, Shefki Popovës, Smajl Hajdarajt, Shaban Manajt, dhe të tjerëve, të mbrohen me parat tonë. Kjo mbrojtje e ashtuquajtur shtetërore për të akuzuarit, është dëshmi e fortë se sa e nevojshme ka qenë dhe është Gjykata Speciale për të sjellë drejtësi në këtë vend, pasi ata që ndajnë miliona të tillë për t’i mbrojtur të dyshuarit për krime, nuk janë e as nuk do të ishin të aftë për t’i hetuar, zbardhur krimet e as vrasjet politike”, thekson Haziri për “Bota sot:”

“Kosova nuk iu ka asgjë borgj të akuzuarve nga Gjykata Speciale, në veçanti këtyre që tani po përballën me drejtësinë, për faktin se tashmë ata kanë marrur gjithçka nga Kosova, për dy dekada, kanë bërë çfarë kanë dashur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në emër të “çlirimtarëve””, shton Haziri.

Sipas tij, të gjithë të akuzuarit duhet të mbrohen me milionat e tyre.

“Mungesa e ligjit, mungesa e zhvillimit ekonomik, varfëria, imazhi I keq I shtetit, mungesa e perspektivës, dështimi I vendit në agjendën integruese euro-atlantike, është rezultat I qeverisjes mafioze të këtyre që tani po dyshohen për krime lufte nga Gjykata Speciale. Le të mbrohen me milionat që ia vodhën vendit, shoqëria kosovare nuk iu ka as një borgj këtyre”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

 

Related posts

Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

dardanianews

Shokon analisti politik: Kurti dhe Thaçin kanë një qëllim të përbashkët, kjo është thirrja e fundit për Isa Mustafën

dardanianews

Burri i Albulena Haxhiut paralajmëron Thaçin, LDK-në, AAK-në e NISMA-n, ja çfarë thotë për destabilizim të gjendjes në vend

dardanianews