0.4 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Uncategorized

KOMUNIKATË E NËNDEGËS SË LDK-së NË WILISAU!

 Me shqetësim të thellë jemi duke i përcjellur zhvillimet politike në Kosovën tonë të dashur. Propaganda shfrenuese majtiste e dirigjuar nga shtabi i saj udhëheqës, është barrikaduar në partië më prirje më neobolshevike në Evropë, sidomos në VV -në, për qëllim të vetëm, dobësimin radikal të LDK -së dhe largimin e sajë nga udhëheqja e shtetit. Ky shtab nuk len mjet, demagogji ose formë veprimi pa përdorë, në mënyrë që të arrijë qëllimin më të pashembullt. Këtij kori shfrenues e propagandues, fatekqdisht po vazhdon ti kontriboi edhe ish funksionarja e LDK-së, krye parlamentarja dhe u.d e Presidentit, zonja Vjosa Osmani. Deklarata e sajë se “LDK -së i ka mbetur vetëm logoja, votuesit i përfaqësoj unë”, është një thënie kapriqioze, tejet skandaloze dhe fyese për ne anëtarësinë e gjerë të LDK-së që pikërisht si e nominuar, bartëse e listës së LDK -së për kryeministre ja kemi dhënë votën tonë. Nëndega e LDK-së në Wilisau reagon fuqishëm kundër kësaj deklarate jo vetëm të pa matur por tendencioze, duke ja bërë të qartë se Ju nuk na përfaqësoni neve, anëtarëve besnik të LDK-së. Askush nga partitë tjera, cilido personalitet qoftë, nuk mund dhe nuk guxon të deklarohet se na përfaqëson anëtarësinë e LDK-së, dhe aq më pak, kjo zonja që po i frynë demagogjisë dhe po dezerton me sy hapur. Ju mund t’i përfaqësoni vetëm labilët dhe ata që janë mësuar duke belbëzuar e lëvizur nëpër parti tjera sa herë që ju jepet mundësia, e siç jeni tashmë Ju, e dikur Bukoshi, Tahiri, Daci etj. Me ata dështak nuk mund të arrini askund sepse do të mbeteni në gjysmë të rrugës, siç i lanë edhe të luhatshmit paraprak dhe këtij elektoratit mashtrues ja kthynë shpinën. Bile dikur as që folën me ta. Megjithatë neve nuk na intereson fare ky rrugtim i Juaj sepse rrugët tona janë ndarë, i ndatë Ju pandershmërisht, por tashmë e disa kohë, mos të thirreni kurrë më në emrin tonë. Ju nuk na përfaqësoni neve. Ju mund t’i  përfaqëson vetëm at kolonë turistike që shëtiteni nat e dit nëpër parti dhe të cilët gëzohen si struci sa herë ndezët ndonjë fitil i kuq i luhatjeve. Anëtarësinë e LDK-së e përfaqësojnë vetëm ata ose ato që dalin nga vota demokratike e anëtarësisë dhe i qëndrojnë besnik asaj. Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, i bën thirrje Kryesisë Qendrore në Prishtinë që sa më parë të ndërtojnë një strategji me të cilën do i kundërvihemi fuqishëm kësaj propagande shfrenuese neobolshevike të VV -së dhe të gjitha destruktiviteteve tjera. Të aktivizohen të gjitha Degët dhe Nëndegët në Kosovë dhe Mërgatë që të jenë pjesë e kësaj strategjie anti bolshevike. Kryesia e Nëndegës në Wilisau, i bën thirrje Kryesisë Qendrore që ta analizoi thellë e seriozisht humbjen në Podujevë dhe secili ti marri përgjegjësit që i takojnë dhe t’ju lëshojnë rrugë të tjerëve që e meritojnë. Nga Podujeva duhet nxjerrë mësime dhe të bindemi të gjithë se reformat janë të domosdoshme në LDK. Nga udhëheqja e LDK -së, nuk duhet të largohet vetëm ai që nuk e ruan kohezionin e unitetit ose vetëm ai që i humbë zgjedhjet ose vetëm ai që vdes vet. Ky komoditet është tmerrues për partinë tonë, irritues tej mase për elektoratin besnik shumëvjeçar. Të gjith ata që nuk janë , kurrë unifikues nuk do të largohen vet pa masa ndëshkuese. T’ju lirohen rrugët të rinjve, figurave që janë bashkuese sepse ata janë e ardhmja e LDK-së. Nga gjenerata e vjetër mund të punojnë vetëm ata që s’janë të harxhuar, të shantazhuar e të pa komprometuar. Të gjithë e dinë, edhe brenda edhe jashtë se, LDK -ja është armatë e madhe e intelektualëve, profesionistëve në të gjitha fushat, atdhetarëve dhe demokratëve të shumtë, mesazh i pastër i ruajtjes së atyre përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi të vendit tonë.
Seen by Saim Tahiraj at Thursday 5:01pm

Related posts

LAJM I MIRË: Lirohet nga spitali foshnja 5 muajsh nga Kamenica e prekur me koronavirus

dardanianews

“Fshesa” e Hotit, për një ditë shkarkon tre drejtorë!

dardanianews

“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”

dardanianews