4.1 C
New York
February 27, 2021
DardaniaNews
Featured Kulturë

Reagim me shkas rreth përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës

 

Reagim me shkas rreth përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës

Nga: Muharrem Qafleshi

Pas shpalljes së emrave pas intervistimit 45 kandidatëve konkurrues për shtatë (7) vende për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, reagojë me shkas se përzgjedhja e kandidatëve nga komisioni në përbërje: ValentinaBunjaku-Rexhepi (kryetar e komisionit), Jahja Kokaj, Frashër Demaj, Fitim Uka, Eliza Hoxha, Sejdi Hoxha dhe Teuta Haxhiu që ishin prezentë gjatë intervistimitdhe ku munguan anëtarët tjerë të këtij komisioniShpejtim Bulliqi, Jasmina Dediq dhe Arbëreshë Krasniqi, shihet qartë se përzgjedhja është bërë sipas ndonjë marrëveshje paraprake partiake, këtë e konfirmon edhe anëtari i këtij komision deputeti i VV Fitim Uka, në fjalimin e tij në këtë komision, i cili fjalim duhet vlerësuar dhe respektuar.

Në këtë konkurs konkurrova me bindjen plot se prioriteti kryesor i Komisionit vlerësues të kandidateve do të ishte përzgjedhja e elitës ose e më të mirëve mes kandidatëve, duke i respektuar kriteret e konkursit, ku njëri ndër kriteret ishte edhe  se, kandidati duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, kandidatët me përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore kanë përparësi, për shembull unë ofrova vërtetimi e punës dhe referencat që e tregojnë përvojën dhe angazhimin tim në këtë fushë. Në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash ligjërojë lëndën,“Trashëgimia Kulturore” (vërtetimin e kanë pasur të gjithë anëtarët e komisionit para vetës), librin e botuar me 2019 me titull: Trashëgimia Kulturore e Sharrit” si dhe punimin shkencor nga Trashëgimia Kulturore në fushën e folklorit dhe etnologjisë në Institutin albanologjik me titull: Kremtimi i festave të motmotit, Verza dhe Shëngjergji në Opojë dhe Gorë, Instituti Albanologjik, Seria Folklor dhe Etnologji, nr. 46-2013, fq. 203-214, Prishtinë, 2014 si edhe shumë punime shkencore në revistat prestigjioze shkencore si në SHBA, Kanada; Rumani, Austri e Shqipëri. Referencë nga Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa kufij (CHwB), dhe nga kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani, me të cilën pos tjerash tregon se unë isha dhe jam kryesues i Forumit Komunal për Trashëgimin Kulturore, formuar për restaurimin e objekteve materiale të trashëgimisë kulturore e historike të komunës së Dragashit. Po ashtu në magjistraturë dhe dokatoraturë nga një kapitull të tezës e kisha nga trashëgimia kulturore. Pastaj nuk u vlerësua dhe përzgjodh edhe njëri nga ekspertet, i doktoruar në këtë fushë dr. sc Sadik Krasniqi, i cili aktualisht punon si shef i sektorit të historisë në Muzeun e Kosovës. Andaj, kërkojë nga anëtarët e këtij komisioni le të tregojnë me fakte se kush nga të përzgjedhurit e tyre e plotësonte këtë kriter shumë të rëndësishëm për këtë Këshill.

Mendoja se kësaj radhë përzgjedhja e kandidaturave për këtë Këshill do të ishte ndryshe, do të ishte një epokë e re ose një proces risi në politikën kosovare, ku kandidatët do të vlerësoheshin dhe përzgjidheshin në bazë të meritokracisë e jo në bazë të përkatësisë partiake, por si duket edhe shumë gjatë e kaluar dhe e vjetruara do të vazhdon edhe me deputet e rinj në politikë e moshë, këtu dua ti dallojë ata deputet që janë personalitete të shquara të jetës akademike dhe publikesi akademik Frashër Demaj, ngase për këta deputet parësore është profesionalizmi, e jo ndikimet politik ose marrëveshjet mes partish.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen time për akademik Frashër Demaj, i cili kontribuoi në këtë proces të vlerësimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët do ta përbënin një korpus të rëndësishëm ekspertesh në fushën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës në këtë Këshill, andaj edhe jam i nderuar dhe vlerësuar që nga akademik Frashër Demaj mora 10 pikë, ndërsa shumë pak rëndësi ka se si me vlerëson Valentina dhe si ajo.

Andaj është koha e fundit që të ndryshohet ky mentalitet dhe model marrëveshjesh paraprake me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturavemë të mirë në çdo sferë të jetës sonë shoqërore, politike e profesionale, me njerëz të fushës, me njerëz me eksperiencë që të çojnë përpara çdo ditë e më shumë në proceset e shoqërisë dhe shtetit tonë.

provat:

Related posts

KJO ËSHTË GJENDJA E ISA MUSTAFËS PAS INFEKTIMIT ME CORONAVIRUS

dardanianews

Kërkohet Dorëheqje E Krerëve Të LDK-Së Dhe Zgjedhje Në Parti, Pas Humbjes Së Turpshme Në Llap!

dardanianews

Deputeti i LDK kërkon “armëpushim” disajavor nga koalicioni me VV-në

dardanianews