2.5 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Uncategorized

Vendi po shkon në zgjedhje, Kushtetuesja hedh poshtë votën e Etem Arifit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas burimeve të Gazetes Express ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra./Express/

 

Related posts

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews

Terroristi, heroina, viktima – tre shqiptarët e përfshirë në sulmin terrorist në Vjenë

dardanianews

BEKIM JASHARI PARALAJMËRON PARTI TË RE NË NIVEL VENDI

dardanianews