-0.7 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Lajme Sociale

Hoxhë Musliu: Babai i Albert Krasniqit ka dhënë 11 ari dhe qindra mijëra euro për xhaminë tonë

Albert Krasniqi ndërroi jetë të mërkurën, pasi babai i tij Skenderi e vrau në bodrumin e banesës së tij.

Avokati Ramiz Krasniqi deklaroi sot se vrasja ishte aksidentale. Familja dhe shoqëria e njohin Skenderin si bamirës të madh.
Hoxha i xhamisë “Mati-1”, Fadil Musliu thotë se biznesmeni i njohur e ka pasur projekt jetësor ndërtimin e xhamisë.

“Njëherë i ka lëshu 10 ari, pastaj xhamia u bë shumë e madhe dhe muri mbeti në mexhë, pastaj e ka dhënë më shumë se një ari, domethënë dy herë na ka dhënë tokë për xhami. Na ka ndihmu me material, e qe besa me para shpesherë. Sa herë jena ngushtu, na ka dhënë edhe pa qenë ne në dijeni”

“Herën e fundit, kishim borxhe dhe kemi ende, veç e di që para një muaji një herë i ka dhënë 6,500 dhe pastaj 10, 000. Material kemi marrë te ai sa herë nuk kishim, edhe kur e kena pagu e këna bërë me çmim të fabrikës, jo me çmimin real të tregut. Ka qenë shumë i përkushtuar, njëfarë forme pas projektit të luftës e ka pas përzemër xhaminë si projekt jetësor” deklaroi Musliu për Indeksonline.

Ndryshe, hoxha Fadil Musliu sot mori pjesë në ceremoninë e varrimin e Albert Krasniqit në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri.

 

Related posts

Një ‘goditje’ e ashpër i vjen Ramush Haradinajt: Ik, dështak, të bëmat e luftës i shkele me dy këmbë…

dardanianews

Vdes edhe një kosovar nga koronavirusi, viktima e katërt

dardanianews

Sa para i ka në konto Endrit Thaçi djali i presidentit

dardanianews