4.6 C
New York
March 2, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Mbresa nga vizita në Ekspozitën fakto-grafike, si vlerë kombëtare historike, kushtuar simbolit të trimërisë, urtësisë, sakrificës dhe paqes

Ai, është simbol i fitores së Lirisë mbi robërinë, Intelektuali dhe Komandant Salih Çekaj-‘’Veterani’’

Në kuadër të festimit të 13 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik të Kosovës po qëndron e hapur Ekspozita fakto-grafike, vlerë kombëtare historike kushtuar Heroit kombëtar, Salih Çekaj .

Sot pata nderin dhe kënaqësin të marrë pjesë në ekspozitën “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Autorë të ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Salih Çekaj“, janë Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi. Ekspozita përfshinë 300 fotografi, që pasqyrojnë veprimtarinë e Heroit, dokumente arkivore, artistike e të tjera. Ndërsa projekti i fundit i paraparë nga këta autorë është botimi i një libri për jetën dhe veprën e Salih Çekajt.

Vizitorëve në këtë Ekspozitë, ndër të tjera ju kanë ofruar sete fotografish, të papublikuara ndonjëherë, të veçanta për nga realizimi, por edhe pse mbartin secila nga një histori më vete, janë pjesë e këtij ekspozimi.

Është për tu vlerësusr inisiativa dhe natyrisht meritojnë të përgëzohen kuadrot profesioniste të Muzeut Historik të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe Mr. Besnik Rraci, për përgaditjen e kësaj ekspozite të shkëlqyer fotografike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Dr. Ibrahim Rugovës. Hapja e kësaj ekspozite, përkon edhe me festimin e 13 vjetorit të ditës së shpalljës së pavarësisë së Kosovës, intelektualit të kompletuar, bashkpunëtorit të afërt të Presidentit Rugova, komisarit dhe komandantit të luftës, Heroit të Kosovës, Salih Çekaj.

Image

Nga biseda me bashkë-autorët e ekspozitës z. Krasniqi dhe z. Rraci, mësojmë se; është një nismë e mbarë, duke falenderuar edhe donatorët mërgimtarë, sidomos Shoqatat Humanitare; „Salih Çekaj“ në Zvicër dhe Gjermani, pastaj vendimi i Instuticioneve të Kosovës, në konsultim më Muzeun Historik, për të vlerësuar disa nga figurat më të shquara kombëtare, duke përgaditur ekspozita me fotografi dhe eksponate, nga jeta dhe veprimtaria e tyre.

Mendoj se, pasqyrimi i kësaj game të begatë fotografish, të realizuara artistikisht, me përzgjedhje të përgjegjshme dhe të suksesshme, ku përfshihen edhe dokumente dhe rekuizita personale nga jeta civile dhe ushtarake, si dhe renditje mjeshtërore, kursen fjalët, sado të mençura qofshin ato. Ju lumtë për punën madhore e profesionale, që keni bërë! Mirënjohje për Ju, autorë të ekspozitës

Në këto 22 vjet pas luftës, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës vazhdojnë të sistemojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm arkivor për gjeneratat e ardhshme, të njerëzve që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë që e gëzojmë sot.

Ndër ta është edhe Heroi Salih Çekaj-“Veterani” me bashkëluftëtaret e tij, do të na shërbej si udhërëfyes i fuqishëm për gjeneratat se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu.

Lavdi dhe nderime të përjetshme, jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Salih Çekaj.

 

Image

Image

Related posts

Ekskluzive: Detaje nga partia e re e Vjosa Osmanit

dardanianews

Projekte të financuara por të parealizuara: Çfarë ndodhi me 17 mijë euro e QKK’së?

dardanianews

Rikthehet përplasja mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut në Skënderaj

dardanianews