17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Paralajmërimi i frikshëm, Bideni tregon se çfarë i tha Putinit në telefon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden konfirmoi nga shtëpia e tij në Wilmington se ai e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Rusia do të paguante një “çmim të tmerrshëm” dhe do të përballej me pasoja shkatërruese ekonomike nëse e pushton Ukrainën, transmeton Gazeta Express.

Biden u tha gazetarëve se mundësia e dërgimit të trupave tokësore amerikane në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk ishte në rend të ditës”, megjithëse Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do t’u kërkohet të dërgojnë më shumë trupa në kufijtë lindorë të NATO-s për ta forcuar linjën e mbrojtjes, raporton Reuters.

Unë ia kam bërë absolutisht të qartë Presidentit Putin se nëse ai shkon në Ukrainë, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese”, tha Biden.

Presidenti amerikan, i cili foli me Putinin në telefon për dy orë javën e kaluar, tha se ai ia ka bërë të qartë liderit rus se pozicioni i Rusisë në botë do të “ndryshonte ndjeshëm” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Pas takimit ministror në Liverpool, ministrat e jashtëm të G7-ës i bënë thirrje Moskës që të kthehet në tryezën e bisedimeve dje dhe i dërguan një mesazh të ngjashëm Moskës, duke paralajmëruar për pasoja “të tmerrshme” në rast të një pushtimi rus të Ukrainës.

Pas një takimi të ministrave të jashtëm të G7, ministrat e financave të do të takohen nesër për të diskutuar çështjet ekonomike, përfshirë inflacionin, por gjithashtu do të prekin sanksionet e mundshme kundër Rusisë nëse Moska fillon aksion ushtarak kundër Ukrainës, thanë zyrtarët.

Related posts

Letër befasuese nga Kurti, pas takimit qe patën sot me presidentin

dardanianews

ShBA arreston doktorin që prodhoi dhe shiti koronavirusin në Kinë?

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 61 totali

dardanianews