18.2 C
New York
June 16, 2025
DardaniaNews
OpinioneSociale

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore? Kjo është arsyeja

Është dëgjuar shumë për çiftet, ndarjet dhe pushimet verore. Duket se mes këtyre tre elementeve ekziston një hallkë e përbashkët lidhëse.

Sepse është verë dhe ne marrim vendime më lehtë në momentet e shkujdesjes? Sepse në muajt e verës kemi një emocion dhe dëshirë për të eksperimentuar më shumë në marrëdhëniet dhe romancën tonë dhe për të takuar njerëz të rinj?

Përqindjet e ndarjeve në çift, gjatë pushimeve

Të gjitha këto mund të luajnë një rol, por një anketë specifike nga VacationRenter ka përgjigjet. Sipas të dhënave, një përqindje prej 17% e çifteve përfunduan një udhëtim herët për shkak të ndonjë grindjeje.
Dhe jo vetëm kaq. Rreth 1 në 5 çifte pranuan se u ndanë si rezultat i pushimeve të tyre së bashku. Domethënë, nëse nuk do të kishin shkuar, mund të qëndronin bashkë.
Më në fund dhe më tronditëse për mendimin tim, çiftet që organizuan një ‘arratisje’ romantike kishin gati 8 herë më shumë gjasa të ndaheshin gjatë udhëtimit sesa ata që zgjodhën të bënin një pushim më spontan.

Mësimet dhe morali i këtij artikulli do t’i mësoni vetë. Megjithatë, për të mos ju trembur, kjo nuk do të thotë se do të stresoheni në rast se vendosni të shkoni për pushime me partnerin. Përkundrazi, pushimet e përbashkëta, e lëre më pushimet verore, janë një “provë” për marrëdhëniet. Koha e përbashkët, gjumi dhe aktivitetet do të shfaqen më mirë nëse jeni të pajtueshëm, nëse jeni dakord ose nëse, në fund të fundit, nuk e mërzitni njëri-tjetrin.

Related posts

Zanati që po u siguron shqiptarëve punë “jashtë shtetit” nga shtëpia dhe paga më të larta

dardanianews

Dy video intime të dy VIP-eve shqiptare gjenden në telefonin e një personi në kërkim

dardanianews

Ndryshime në Kodin Penal: Kush tradhton, shkon në burg

dardanianews