2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Moti

⭕ LAJMI I FUNDIT/ Paralajmërim për përkeqësim të motit – prishtinasit këshillohen të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar për një përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme si dhe mundësi për stuhi.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të jashtme, sidomos pranë pemëve, objekteve të larta apo strukturave të pasigurta që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

 

 

Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit./Periskopi/

 

 

Related posts

Komuna e Prishtinës: IHMK paralajmëroi reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, bëni kujdes të shtuar

dardanianews

Reshjet i lënë vend vapës përveluese! Ja sa priten të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

dardanianews

Meteorolgu jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme temperaturat deri në 20 gradë Celsius

dardanianews