Çmimi do të vazhdoi të shënoj rënie.
Sipas Kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, nga fundi i marsit do të ketë stabilizim të tregut.
“Qytetarët tonë janë duke u furnizuar me çmim real, por çmimi për qytetarët tonë është i lartë. Ne e dimë si biznese, por çmimin e përcakton BERZ-a dhe organizata prodhuese OPEC, por qytetarët janë duke u furnizuar me çmime më të lira në rajon. Sipas informatave të organizatës prodhuese OPEC që e ka një vendim që e ka nxjerrë, fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut për globin, jo vetëm për ne”, tha ai për Front Online.
Përveç Maqedonisë Veriore, Berjani thotë se më së liri janë çmimet e naftës në Kosovë se sa në vendet e tjera në rajon.
Por apeloj unë tek marketet të cilat i kanë rrit çmimet në emër të naftës, kinse nafta shtrenjtë, kjo është gabim, çmimet e naftës kanë rënë dhe shporta e qytetarit duhet të bjerë”, tha ai.
Rritja dyshifrore e inflacionit ka karakterizuar Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022.
Rritjet e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Sa i përket regjionit mund të them lirisht se ne jemi më lirë se të gjitha shtetet në rajon përveç Maqedonisë Veriore, ku M.V e ka akcizën për 22 cent më të ulët në dizel”, tha ai.
Derisa foli për çmimet e naftës, Berjani po ashtu bën thirrje që të zbriten çmimet edhe të produkteve ushqimore.
“Por apeloj unë tek marketet të cilat i kanë rrit çmimet në emër të naftës, kinse nafta shtrenjtë, kjo është gabim, çmimet e naftës kanë rënë dhe shporta e qytetarit duhet të bjerë”, tha ai.
Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.