1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

17-vjeçari vdes në vendin e tij të punës, shpallet në kërkim pronari i lokalit

Antonio Delilaj, 17-vjeçar, mbeti i vdekur në vendin e tij të punës në “Orange Club” në Sarandë.

Delilaj, i cili punonte ndihmës-kamarier në këtë klub, vdiq pasi është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun i cili mësohet se ishte edhe i afërm i pronarit të lokalit.

 

 

Lidhur me ngjarjen është arrestuar shtetasi me iniciale L.A., 43 vjeç, pasi kishte montuar ashensorin e lokalit, teksa është shpallur në kërkim pronari, Spiro Iljadhi banues në Sarandë.

Personot në fjalë akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Related posts

Walker tregon për atentatin e dështuar të serbëve ndaj tij: Po të vdisja bota s’do të dinte për Reçakun

dardanianews

Qytetari has një bollë afër tre metra të gjatë në një lis në Gërmi (FOTO)

dardanianews

Sekreti’ që u fundos bashkë me anijen ‘Moskva’: Çfarë po kërkon Putini në fund të Detit të Zi?

dardanianews