3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Incident në Beograd, Ambasadori Hill sulmohet verbalisht: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”…

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij. Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

 

 

Related posts

Vëllau i presidentit Thaçi po hetohet për ahengun, ku dyshohet të jenë shkrepur 50 plumba

dardanianews

Lavrov thotë se janë afër marrëveshjes me Ukrainën, zbulon disa detaje

dardanianews

“Paparaci” publikon pjesë të reja të bisedës telefonike mes Kusarit dhe Radoiçiqit

dardanianews