September 16, 2025
DardaniaNews
Lajme

23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

Ky çmim nderon gratë që po sjellin ndryshime domethënëse në industrinë e sigurisë kibernetike, duke thyer barriera dhe hapur rrugë për gjenerata të reja të profesionistëve në këtë fushë.

“Jam jashtëzakonisht e emocionuar dhe mirënjohëse për këtë përzgjedhje. Është një nder i madh të jem në mesin e grave të jashtëzakonshme që po bëjnë ndryshim në mbarë botën”, tha Braina, vajza 23-vjeçare nga Prishtina.

Aktualisht është e hapur faza finale e votimit publik, ku qytetarët nga mbarë bota mund të japin mbështetjen e tyre për finalistët.

Për të votuar për Dredhza Brainën, ndiqni këto hapa:

1. Vizitoni https://www.surveymonkey.com/r/MS88BCG

2. Plotësoni emrin, mbiemrin dhe e-mailin tuaj

3. Në pikën 4, zgjidhni Cybersecurity #BarrierBreaker Woman of the Year Award

4. Klikoni mbi emrin Dredhza Braina

5. Klikoni “Done” për të përfunduar votimin

Afati për votim përfundon më: 30 qershor 2025.

Ceremonia përmbyllëse do të mbahet në Las Vegas, SHBA, ku finalistët do të mblidhen për të festuar kontributet e tyre në avancimin e sigurisë kibernetike.

Related posts

𝐇𝐮𝐦𝐛 𝐣𝐞𝐭ë𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝐯𝐝𝐢𝐪 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐨𝐫👇

dardanianews

Lëkundet armëpushimi, Izraeli thotë se Irani lëshoi raketa

dardanianews

Ndihmat sociale iu ndalën, Selvije Haliti: Nuk kam me çka ta gatuaj drekën e Bajramit

dardanianews