3.7 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
KinematografiKulturë

“Adolescence” theu rekorde! Konfirmohet sezoni i dytë i serialit…

Seriali “Adolescence” pritet të rikthehet me një sezon të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur në platformën Netflix. Vetëm disa javë pas publikimit, prodhimi u rendit si seriali i katërt më i ndjekur në gjuhën angleze dhe pritet të ngjitet në vendin e tretë me mbi 114 milionë.

Sipas Deadline, kompania e prodhimit “Plan B”, themeluar nga aktori Brad Pitt, është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për realizimin e sezonit të ri.

“Adolescence” ndjek historinë e Jamie Miller, një djalë 13-vjeçar (luajtur nga Owen Cooper), i cili përballet me akuza për vrasjen e një vajze në klasën e tij. Seriali, i përbërë nga katër episode, ofron një përvojë vizuale të fortë dhe emocionale për

Përveç transmetimit në platformën Netflix, seriali do të jetë i disponueshëm edhe përmes shërbimit edukativ Into Film+. Ndërkohë, organizata bamirëse Tender po përgatit materiale mbështetëse për të nxitur diskutime rreth marrëdhënieve të shëndetshme mes të rinjve.

 

Që nga premiera e tij më 13 mars, “Adolescence” arriti të grumbullojë 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, duke u shpallur seriali më i ndjekur në Netflix për javën 10-16 mars

Related posts

“I dua shqiptarët”, këngëtarja rumune dëshiron të takojë familjen Jashari

dardanianews

25 vjet rezistencë, ekspozitë për kontributin atdhetar të familjes Lleshi në Kosovë

dardanianews

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane është kundër restaurimit të shtëpisë së tij

dardanianews