Reperi i njohur, Ledri Vula, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin veror “Pushime on Top” me moderatorin Eni Shehu, ku ka dhënë një intervistë të sinqertë e plot dinamizëm.
Në intervistën e realizuar në prapaskenë, Ledri ka folur për projektet muzikore, angazhimet e verës dhe atmosferën e koncerteve, por biseda nuk ka mbetur vetëm tek muzika.
Me stilin e tij të drejtpërdrejtë, Shehu i ka bërë edhe disa pyetje “me spec”, të cilave reperi u është përgjigjur pa hezitim.

Një ndër pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo që lidhej me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe thashethemet rreth jetës private të artistëve në shoubiz-in shqiptar.
“A do të lidhej Ledri me Xhensilën”, ka qenë pyetja që iu parashtrua këngëtarit të njohur.
Ledri e përjashtoi këtë mundësi kategorikisht, duke theksuar se marrëdhëniet nuk mund të ndërtohen mbi interesin e fansave apo të famës.
“Nuk shkon kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për shoubiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, u shpreh reperi.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur jeta private e artistëve shqiptarë shpesh bëhet subjekt spekulimesh dhe zhurme në rrjete sociale e portale, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura të njohura si Ledri apo Xhensila. /Telegrafi