Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në këtë qytet.Sipas informacioneve nga terreni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri Rasim Binakaj rreth 38 vjeç ka mbetur i vdekur.Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.I dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili dyshohet se është përfshirë në incident, është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave dhe aktualisht po kërkohet nga policia.Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë), të cilat janë sekuestruar si prova materiale.Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në zhvillim.

