25.3 C
New York
July 22, 2025
DardaniaNews
EkonomiTurizem

“560 MIJË LEKË PËR 10 KARKALECA”, QYTETARJA DENONCON FATURËN MARRAMENDËSE TE “ZOE HORA” E XHENI GJIKURISË NË DHËRMI

Ky nuk është një rast i izoluar. Çmimet e frikshme janë bërë arsyet kryesore pse këtë verë bregdeti i jugut është boshatisur si asnjëherë më parë. Mjafton të bësh një xhiro në rrjet për të parë që dhjetëra turistë dhe pushues vendas ankohen për të njëjtën gjë: çmime marramendëse, për shërbim mediokër.

Pak ditë më parë, edhe media prestigjioze italiane Corriere della Sera publikoi një artikull ku theksonte se turistët italianë po braktisin Shqipërinë, veçanërisht jugun, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së raportit cilësi/çmim.

Kujtojmë këtu që pronarja e restorant-hotelit “Zoe Hora” në Dhërmi, që funksionon nën ombrellën e kompanisë Coast to Coast Shpk, është Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikurisë, ku ky i fundit njihet edhe si ‘gllabërues tenderash’ dhe mik i afërt me qeverinë.

Xheni Gjikuria është themeluese dhe CEO e këtij kompleksi që përfshin shërbime hotelerie, restoranti dhe pasurish të paluajtshme. Emri i kësaj ndërmarrjeje është përfshirë edhe në investigime të JOQ Albania, ku dy vite më parë është denoncuar nga një punonjëse e kompanisë së saj mosdhënia e rrogave për dy muaj dhe administrimi “me dy bilance”, ku një pjesë e pagës u jepej në cash.

Për më tepër, janë diskutuar tërheqje fonde nga Bashkimi Europian për përmirësime strukturore në Dhërmi, nëpërmjet kompanisë së Gjikurisë. Kjo gjë ka ngjallur dyshime të forta në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet që janë kryer me fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, me bekimin e ish-ministres, Frida Krifca.

Related posts

Kryetari i Ulqinit: I presim kosovarët, ata vijnë në shtëpinë e tyre

dardanianews

A do të mundësohet sërish tërheqja e mjeteve nga Trusti?

dardanianews

Paralajmërimi i ‘njeriut kryesor të parave’ në Angli: Nëse investoni në kriptovaluta, duhet të jeni të përgatitur t’i humbni të gjitha paratë

dardanianews