December 23, 2025
DardaniaNews
Lajme

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u deklarua se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci nga Llausha, i cili përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të krerëve të LDK-së.

Ai heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së e quan si tradhti. Ndërsa, thotë se e vetmja shpresë që ka mbetur në këtë parti është Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image

Vijat e kuqe në mes LDK-s dhe PDK-s nuk kanë ekzistuar kurrë!

Kuqaloshi i LDK-së, dhe …. i Serbisë që erdhi me tupanë të shik-ut në krye të LDK-s, sot iu sosen rrenat ku vetë e pranoi se vijat e kuqe nuk ekzistojnë më për PDK-n.

Deri sot “bukuroshi” plak e ka rrejt gjithmonë elektoratin, kurse mua, dhe shumë si mua nuk ke mundur kurrë me na rrejt.

Sot haptas tregove qe e ke rrejt elektoratin për një dekadë rresht duke ju serviruar rrenat tua dhe sejmenëve tu thonë se kurrë me PDK-në, kurse gjithmonë e ke bërë të kundërtën, pra gjithmonë ke qen me PDK-në, ngase ti me tre kllosharët tu brenda LDK-së Luten, Agimin dhe Hakin keni mbetur peng i bizneseve dhe poshtërsive të kriminelëve dhe zhvatësve të vendit.

Ju jeni bashkuar se bashku me krimin dhe jeni bërë milioner duke plaçkitur popullin në forma të ndryshme. Keni bërë pasuri përrallore për të cilën jo fort larg do ta paguani me shpinën e juaj!

Related posts

MISIONI KATOLIK SHQIPTAR NË LUZERN DHE SHOQATA HUMANITARE “NËNË TEREZA” JU FTOJNË NË MBRËMJEN KULTURORE

dardanianews

Publikohen pamje të reja nga Kroacia – A ra droni që përdoret nga Ukraina?

dardanianews

Abdixhiku pritet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, pasi SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

dardanianews