November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pamje të rralla nga dita kur u varros Enver Maloku 22 vite më parë

Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku.

Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.

Pak metra prej banesës së tij në përdhes të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

Mediat e huaja e kishin përcjellë me interes edhe funeralin e veprimtarit të LDK-së, i cili ka mërita të mëdha në informimin e publikut në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën, shkruan Magazina.

Pas vrasjes së Malokut rreth 70 gazetarë kishin marshuar në rrugët e Prishtinës.

Pamje nga funerali i Enver Malokut:

https://video.gjirafa.com/122424010-931554494317954-1923760482487465243-n-mp4

Related posts

Momenti kur Nënë Tereza telefonon Bill Clinton “Biri im, bëj diçka per shqiptarët e mi”

dardanianews

Anton Quni jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

dardanianews

Ngjarje e rëndë, gjendet pa shenja jete influencerja 29-vjeçare që ishte zhdukur – arrestohen dy persona

dardanianews