31.1 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm

Mbrëmjen e së dielës, dy vetura në Pejë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkaq veturat i përkasin një avokati. Express sjell detaje nga ky rast

Dy veturat e avokatit Mustafë Kastrati nga Peja, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, por avokati ka deklaruar për Express se deri më tani nuk ka dyshime se kush mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

“Dyshohet se është e qëllimshme, por Policia është duke i hetuar rastet. Janë përfshi, por e kemi fikur zjarrin. S’kam kurrfarë dyshimi në askënd. Lëndime nuk ka pasur, vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Kastrati.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast në koordinim me Policinë e Kosovës jemi në fazën e identifikimit të personit apo personave të dyshuar për zjarrvënien e dy veturave. Lidhur me këtë çështje nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkaq, nga Policia e Pejës kanë deklaruar për Express se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Agani” në Pejë.

“Më 24.01.2021, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Mulla Agani” janë duke u djegur dy vetura. Pronari ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova./GazetaExpress/

 

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Rusia ka gati vaksinën kunder koronavirusit!

dardanianews

Ëngjëll, apo vajzë? Ndahet nga jeta infermierja Anxhela Isufaj

dardanianews

Kërkesa të mëdha për të parë filmin, Luizi tregon si t’u bëhet zgjidhja biletave

dardanianews