13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci (video-animacion)

Mediumi kroat Dnevik.hr ka rindërtuar në versionin 3D aksidentin e autobusit nga Kosova i cili u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ilustrimi është bërë me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Bazuar në po këtë ilustrim pasi kishte kaluar në zonën e gjelbëruar, autobusi i pasagjerëve ishte rrokullisur.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Për të parë videon klikoni KËTU.

Related posts

Tronditet PENTAGONI, Rusia hyn në LUF’TE? Lavrov telefonon vendet e Gjirit

dardanianews

“Biden e ngriti çështjen e Kosovës në bisedën e parë me Merkelin, është për t’u habitur”

dardanianews

Flasin nga qeveria gjermane: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk dihet nëse do të hiqen këtë vit

dardanianews