July 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

E ‘pushtuan’ bregdetin shqiptar, “Blici” i Beogradit thirrje serbëve: Blini prona, janë shumë lirë

Dyndjes së madhe të qytetarëve serbë në bregdetin shqiptar, mediumi serb, “Blic” i ka kushtuar një vëmendje të madhe.

Sipas këtij mediumi, bregdeti shqiptar, tashmë nuk shihet për qytetarët serbë vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.

Blic” bën një krahasim të bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.

“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë nëj dëshirë të madhe që të blenë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”, shkruan “Blic”.

Shqipëria nga ta konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi  “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”,  një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.

Related posts

LAJMI I FUNDIT – Tragjedi në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijë të vdekur pas shembjes së një shtëpie të pabanuar

dardanianews

Joe Biden në adresim “live”, zbulon sanksionet shtesë për Putinin dhe Rusinë

dardanianews

Deputeti i LDK’së infektohet me coronavirus bashkë me krejt familjen

dardanianews