28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Tragjedia në Tetovë/ 16 viktima dhe 9 të lënduar rëndë

Zjarri që ndodhi sonte në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me covid, ka shkaktuar 16 viktima sipas informatave jo-zyrtare që kanë ardhur në redaksinë e Gazetës Express.

Zjarri ka shpërthyer në ora 21:02 minuta, edhe pas intervenimit të zjarrfikësve dëmet në njerëz janë shkaktuar.

Dyshimet e para janë që eksploduar bombola e oksigjenit.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për Covid të Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.

Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin.

Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.

Related posts

Çifti e shfrytëzon karrocën e fëmijës për të vjedhur gjësende ushqimore në një market në Prishtinë (VIDEO)

dardanianews

“TheGeoPost.com” publikon një bisedë telefonike, pretendon se është mes të dyshuarit për spiunazh Bedri Shabani dhe Sërgjan Rosiqit

dardanianews

Vdes një 12 vjeçare, u aksidentua teksa po skijonte në Brezovicë

dardanianews