27.7 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq i jep ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri, presim 24 orë para se të ndërhyjmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse NATO nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.

Kështu citohet t’i ketë thënë Vuçiq sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, ka deklaruar ai për televizionin Pink TV.

Tutje, i pari i Serbisë ka thënë se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka shtuar ai.

Related posts

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

dardanianews

LIVE: Dita e 19-të e agresionit – Musk ‘sfidon Putinin me një luftë një me një’ – vazhdojnë shpërthimet në pjesë të ndryshme të Ukrainës

dardanianews

Ky është kosovari që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

dardanianews