February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Nis Për’puthen Prime, Bora Zemani ia merr terminin kryesor “Big Brother-it” të Arbana Osmanit

Këtë të shtunë (2 tetor) ka nisur “Për’Puthen Prime”drejtuar sërish nga moderatorja Bora Zemani.

Ky edicion i dytë i “Për’Puthen Prime” i ka zënë terminin kryesor një prej formateve më të shikuara, Big Brother Albania, prezantuar nga Arbana Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Duke qenë se të gjithë “luftojnë” të kenë një orar si ky i orës 21:00, ditën e shtunë, këtë ka arritur ta rrëmbejë moderatorja Zemani me “Për’puthen Prime”, duke larguar edhe Osmanin nga ky orar, ku çdo emision i së cilës është realizuar të shtunave, ku krahas Big Brother, ka qenë edhe me “Dua të të bëj të lumtur”.

Ani pse kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nisja e BB VIP Albania, ky format do të transmetohet ditën e martë në ekranin e Top Channel.

Ndryshe, producentja e këtij programi, Lori Hoxha ka bërë të ditur se gjithçka është gati për nisjen e BB VIP, derisa tha se për të qenë pjesë e tij, patjetër është dashur të përmbushej kriteri i famës.

“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e BB VIP janë të njohur në publik, kanë bërë diçka në jetën e tyre, dhe se kanë një talent në një fushë të caktuar”, tha Hoxha./Reporteri.net

Related posts

Kthesa e motit: Palajamërohet shi e erë e fuqishme – ky është parashikimi për sot

dardanianews

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews

Leo fans i Gjestit pas daljes nga Big Brother: Ka puls

dardanianews